23 Mars, 2018

Pasi flirtoi me ish-të dashurin e Rita Orës, ja veprimi i radhës i Dua Lipës


Pasi performuan në “Brit Awards”, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Dj i famshëm, Calvin Harris, u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetit duke shkëmbyer mesazhe.

Nga ky fakt u aludua se ndoshta një lidhje e re po vjen në botën e showbiz-it. Ashtu siç është bërë publike tashmë Dj i famshëm dhe Dua kanë sjellë një bashkëpunim të ri me titullin “One Kiss”.

Ka qenë Harris ai që ka bërë të ditur lajmin me anë të një njoftimi publik në llogarinë e tij në “Twitter”. “Calvin Harris & Dua Lipa, One Kiss”, shkruan ai.

Kujtojmë se ylli skocez, 34-vjeçari Calvin është ndarë nga Taylor Swift në qershor të vitit 2016 ndërsa më parë ishte në një lidhje më këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al