16 Korrik, 2019

Pasi fiton për kreun e Kamzës, Rakip Suli, sportiv në rrugët e Bllokut


Rakip Suli hoqi dorë nga mandati i deputetit për të konkurruar për kreun e Bashkisë së Kamzës, një bashki, e cila është drejtuar prej disa mandatesh nga demokrati Xhelal Mziu.

Nuk e dimë nëse do kishte fituar përballë Mziut po të kishte garë, por tashmë Suli është kryetar Bashkie i Kamzës. I ardhur nga bota e biznesit, tani që nuk ka filluar akoma punë në detyrën e re, Suli shihet vazhdimisht në rrugët e Tiranës, në baret dhe zonat in të kryeqytetit, ku veshja e tij e preferuar është ajo sportive, jo kostumet që mbante dikur në Parlament.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al