23 Prill, 2021

Pasi e tradhtoi për të tretën herë radhazi, ish-partnerja i kërkon 48-vjeçarit të rikthehen bashkë! Ja cila është dilema e tij tani


Ish-gruaja ime po kërkon një mundësi tjetër dhe kjo është hera e tretë që po e bën këtë gjë. A duhet të hedh gjithçka pas krahëve dhe të filloj çdo gjë nga e para me të?”. Kjo është dilema më e madhe që ka ky 48-vjeçar, i cili ka rrëfyer historinë e tij për “Dear Deidre” të “The Sun”.

marredhenie e shendetshme

Ne u takuam 12 vjet më parë, kur ishim të dy 36 vjeç. Kemi punuar në të njëjtën kompani dhe unë e kam parë që në ditën e parë.

Ajo kishte një buzëqeshje të mrekullueshme dhe ishte vërtet e lirshme me mua. Nuk mund të rezistoja kur më ftoi për një pije.

Kimia jonë ishte e shkëlqyeshme dhe dolëm bashkë për gjashtë muaj.

Ishte një marrëdhënie argëtuese dhe seksi ishte i mahnitshëm. Asnjëri prej nesh nuk ishte i ndrojtur kur bëhej fjalë për të provuar gjëra të reja. Por pastaj gjithçka shkoi keq.

Unë e pash atë duke pirë në lokal me një burrë tjetër. Shpresoja se ai ishte një mik, por doli se ishte burri i saj, me të cilin ajo ka një djalë 13-vjeçar.

Kjo ishte si një bombë për mua, prandaj ndërpreva çdo kontakt me të.

Nuk dëgjova prej saj deri një vit më vonë, kur u kthye për të më thënë se burri i saj kishte zbuluar mesazhet tona dhe ishte ndarë nga ajo.

Ajo u lut për një mundësi tjetër, dhe unë ia dhashë. Të them të drejtën seksi luajti një rol të madh në vendimin tim.

Ne u martuam dy vjet më vonë dhe djali i saj erdhi të jetonte me ne.Por ai ishte një makth, sepse linte rregullisht shkollën për t’u dehur me shokët e tij.

Ai gjithashtu kishte fliste në mënyrë shumë vulgare. Dy vjet më pas, ajo i dha fund marrëdhënies sonë, duke thënë nëse nuk mund ta pranoja djalin e saj, nuk mund ta pranoja as atë.

Isha shumë i zhgënjyer dhe më duhej shumë kohë që të rimerrja veten për të dalë sërish në takim me një grua tjetër.

Më në fund jam përsëri i lumtur. U martova përsëri vitin e kaluar dhe u zhvendosëm bashkë në bregdet.

Por ish-i im më ka kërkuar sërish. Ajo ka pasur një martesë tjetër të dështuar dhe dëshiron që ne t’i japim një shans tjetër njëri-tjetrit.

Më mungon seksi me ish-in tim, pasi ishte gjithmonë aventuresk dhe plot pasion. Por nuk mendoj se vendimi mund të varet nga kjo dhe as gruaja ime nuk meriton të lëndohet”.

“Dear Deidre” thotë:

Shumë njerëz kanë një ish që do të mendonin t’i jepnin një shans të dytë, por shumë më pak do t’u jepnin atyre një shans të tretë. Ish-gruaja juaj ju ka braktisur shumë herë në të kaluarën. Pse do të ishte ndryshe këtë herë?

Po, seksi me të mund të jetë më emocionues sesa me gruan tënde, por ti mund të punosh për këtë, pasi është diçka që mund të rregullohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al