16 Qershor, 2018

Pasi e kryqëzuan për Mirush Kabashin, ja artistët që i rrinë afër Hervin Çulit


Pak ditë më parë, në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ishte i ftuar aktori i madh Mirush Kabashi. I ftuar për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi artistët kanë hyrë në konflikt me qeverinë e cila do ta shembë, Kabashi preku edhe disa tema të tjera.

Ai shprehu pakënaqësi për mënyrën se si menaxhohet ky institucion, duke kritikuar në këtë mënyrë drejtuesin e saj Hervin Çuli. Ky i fundit nuk vonoi, por sapo e dëgjoi këtë prononcim, bëri një status në “Facebook” ku fyente Kabashin dhe e akuzonte se po e merrte rrogën kot.

Çuli nuk gjeti shumë përkrahje nga opinioni publik, pasi dihet afeksioni që kanë njerëzit me aktorët e dimensionit të Kabashit. Paparazzi ynë e ka fotografuar në një nga këto ditë dhe Çuli shfaqet duke pirë kafe me dy artistë, Helidon Finon dhe Gert Ferrën.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al