2 Shtator, 2023

Pasi dhunoi dhe kërcënoi me jetë Arbenitën, Fero i penduar: Gruan time tani e dua 200 më shumë


Reperi i njohur Fero dhe bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli disa javë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare pasi artisti e dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen.

Kjo e fundit e denoncoi reperin, të cilin gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

Pasi doli nga burgu Fero njoftoi se ka hequr dorë nga muzika dhe do ti përkushtohet plotësisht fesë Islame.

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.

Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar.”- ka dhënë Fero ndër të tjera.

Së fundmi reperi ka qenë i ftuar në emision “Kojshia Show”, ku ndër të tjera ai ka treguar se është penduar për të gjitha veprimet e këqija që ka bërë.

Nuk është turp me kërklu falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi.”– tha artisti.

Teksa gjatë intervistës iu kërkoi falje të gjithë personave që iu ka bërë padrejtësi, Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.

Ndër të tjera artisti rrëfeu se ditën e tretë të qëndrimit në burg ai është udhëzuar nga Allahu që të bëhet predikues i fesë Islame.

Un jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg.”– tha artisti.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al