22 Shtator, 2018

Pasi dështoi në tregun e huaj si këngëtare, Dafina Zeqiri në Prishtinë kthehet në modele “Instagram”-i


Këngëtarja 29-vjeçare nga Kosova, Dafina Zeqiri, e cila provoi të bënte muzikë edhe për tregun e huaj, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se më shumë se sa këngëtare, është kthyer në një modele të zakonshme “Instagram”-i.

Ashtu si vajzat e panjohura që e kanë nisur nga zero, duke marrë famë nga fotot e shpeshta që postojnë në “Instagram”, edhe Dafina Zeqiri po përpiqet të tërheqë vëmendje me fotot artistike që poston, ku merr komente tani thjesht për pamjen.

E rikthyer në Prishtinë për të provuar edhe një herë karrierën si këngëtare, në qytetin nga ku e nisi (kur ishte e dashura e menaxherit të saj Krenar Çoçaj), sipas medias së Kosovës, ajo po bën një tentativë të re për të rimarrë dhe njëherë vëmendjen që pati në fillimet e saj.

Po, sipas të njëjtave media, kjo është një përpjekje e kotë, pasi Dafina sado të përpiqet, ajo tashmë ka hyrë në listën e këngëtareve periferike, që nuk bën bujë me këngët e saj dhe nuk merr shumë ftesa për koncerte.

Edhe bashkëpunimi këtë vit me Noizyn për këngën “Love”, u mendua se mund t’i jepte një dorë për rikthim të bujshëm, por prapë nuk rezultoi i tillë. E vetmja gjë, për të cilën ajo krenohet dhe klikohet në “Instagram” tani është stili i saj i veshjes kryesisht me të zeza dhe tatuazhet e rinj, të cilët po i shton gjithmonë e më shumë në trupin e saj.

Duke iu referuar dhe një herë mediave të Kosovës, sipas tyre, suksesi që ajo po synon, vetëm sa po i largohet. Ishte gazeta “Blic”, që theksoi faktin se me publikimin e këngës “Told Ya” në të gjitha platformat muzikore ndërkombëtare si “iTunes”, “Sotify” etj., madje edhe në kanalin e saj në “YouTube” në versionin me tekst, ajo arriti të merrte vetëm 60,000 klikime në ditët e para, shifër kjo shumë e ulët në krahasim me koleget e saj, të cilat arrijnë miliona shikime më shumë në vetëm pak ditë.

 

Por përveç “Told Ya”, kujtojmë që Zeqiri publikoi “Four Seasons” bashkë me klip, që po ashtu nuk mori klikimet që priteshin. Faji i këtij mossuksesi nuk dihet, por mbase stili i këtyre dy këngëve është shumë ndryshe nga ai që Dafina ka bërë deri më tani ose për arsye tjera, të cilat janë të paqarta.

Ajo çfarë dihet është se këngëtarja kosovare në skenën ndërkombëtare u pa si “dështim”, ndërkohë që dhe në Prishtinë nuk po rifiton dot lavdinë e dikurshme. Dafina kujton si një nga hitet më të mëdha, bashkëpunimin me reperin kosovar Ledri Vula, me të cilin i rregulloi marrëdhëniet pas një ftohjeje të gjatë mes tyre.

JETA PRIVATE/ NGA KRIZAT ME TË DASHURIN TE LOJËRAT SEKSUALE ME NJË FEMËR

Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila prej muajsh është kthyer në tregun e muzikës shqiptare, pas disa tentativave për të depërtuar në tregun amerikan, është komentuar më së shumti edhe për jetën private.

Pasi u fol se po punon për dy projekte të reja ndërkombëtare, Dafina, sa i takon jetës private, na ka çuditur pak kohë më parë me disa foto skandaloze të shkrepura gjatë kohës që u fol se kaloi një krizë me të dashurin nga Republika Domenikane, Joze.

Artistja shfaqej në skena provokuese pranë një femre amerikane me format seksi, e cila është pjesë e muzikës botërore dhe njihet si DJ Coco Robert. Ato shoqërohen prej kohësh të dyja, pasi bashkëpunojnë në shumë koncerte, kryesisht verën e kaluar ku ndanë skenën në New York.

Prekje, puthje e lojëra seksuale para pasqyrës ku dukeshin të zhveshura para gjumit në një dhomë hoteli, ishin gjestet mes tyre në fotot e postuara në rrjetet sociale me Coco Robert, një Dj e njohur, e rezervuar zakonisht për javët e modës në SHBA.

Këto foto me Dj-en dolën pasi Dafina Zeqiri u përfol në janar për ndarjen nga i dashuri Joze, shkak për të cilën u bë flirti me muzikantin nga Maroku, French Monana-n, i cili ishte imazhi i klipit të saj “Four Seasons”. Nga ana tjetër, mediat e Kosovës e kanë parë në tjetër këndvështrim rikthimin e saj nga Amerika.

“Dafina Zeqiri u kthye sërish, në vendin e tregut muzikor që e bëri emër. Tentati va e saj për të depërtuar në tregun ndërkombëtar duket si i dështuar, por këngëtarja ende ka shpresa”, shkruante “Kosovarja”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al