1 Dhjetor, 2022

Pas skandalit të Balenciaga-s, i bashkohet edhe këngëtarja e njohur shqiptare kundër shtëpisë së modës


Me një periudhë shumë të vështirë,  Balenciaga po përballet.

Fushata e shtëpisë së njohur të modës ka ndezur diskutime të mëdha në mbarë botën. Balenciaga publikoi disa foto fëmijësh të vegjël që pozonin me çanta në formë arushë pelushi në duar, të cilit ishin të veshur me “veshje robërie.”

Pas akuzave nga ndjekësit për mos reagim, fytyra publike tashmë kanë filluar me reagimet për skandalin.  Kim Kardashian  me anë të një postimi në Twitter, ajo theu heshtjen e saj duke thënë:“Kam qenë e heshtur ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo. Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”.

Pas heqjes së fushatës, përfaqësuesit e Balenciaga kërkuan falje dhe thanë se nuk dinin për fushatën derisa ishte tepër vonë dhe thanë se palët përgjegjëse ishin skenografët dhe kompania e prodhimit, të cilët tani janë paditur për 25 milionë dollarë. Pas Kim Kardashian reagoi dhe Loredana,  teksa ka ndarë një video nga videoklipi i ri i saj muzikor, Loredana shihet e veshur me Balenciaga, por në pamjet e postuara duket se reperja e ka “fshirë” emrin e markës, duke mos e lënë të dukshëm. Këtë e ka evidentuar edhe vetë Loredana, e cila në seksionin e komenteve iu ka sqaruar ndjekësve dhe fansave të saj që “Balenciaga është fshirë (blur).”

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al