22 Korrik, 2019

Pas sherrit në Kuvend, Ulsi Manja dhe Bashkim Fino bëjnë paqe


Pak ditë më parë, në mbledhjen që u zhvillua në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua avokatit të shtetit, Artur Metanit, me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën sesi u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “I quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet.

Ndërkohë që sherri ka vijuar mes Finos dhe Ulsi Manjës. “Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Mirëpo, kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos: “Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam shoku yt unë”. Por mesa duket ky sherr tashmë është hedhur mbrapa krahëve dhe paparazzi ynë i ka fotografuar të dy duke bërë humor me njëri- tjetrin.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al