17 Tetor, 2022

Pas sezonit të bujshëm të “The Crown”, Meghan Markle dhe Princ Harry kanë gati dokumentarin e tyre


Meghan Markle dhe Princi Harry duket se janë shumë afër publikimit të dokumentarit të tyre, pasi disa kohë më parë burimet e Page Six raportuan se dokumentari i çiftit do të debutojë në Netflix në fillim të dhjetorit. Platforma e njohur ka dëshiruar që të publikojë dokumentarin në fjalë menjëherë pas sezonit të pestë të The Crown, premierë më 9 nëntor. Ndërsa në një intervistë për The Cut, Megan u pyet nëse dokumentari që po xhirojnë është për historinë e dashurisë së saj dhe Harryt. ”

“Unë nuk lexoj çfarë është në shtyp. Pra, nuk e di se çfarë është e konfirmuar dhe çfarë jo”, ka thënë Meghan në një intervistë.
“Pjesa e jetës sime që nuk kam mundur ta ndaj, që njerëzit nuk kanë mundur ta shohin, është historia jonë e dashurisë. Unë shpresoj se kjo është ndjenja që njerëzit marrin kur shohin disa nga përmbajtjet ose projektet me të cilat po punojmë”.

Princ Harry besohet të ketë pasur një lidhje me modelen Sarah Ann Macklin ndërsa kishte nisur një romancë me gruan e tij aktuale, Meghan Markle. Angela Levin, e cila shkroi biografinë e Princit Harry, zbuloi se Harry dhe Macklin filluan të flisnin pas takimit në një festë private.
Kjo romancë e shpejtë ndodhi menjëherë pasi Harry u takua me Meghan, me të cilën u martua katër vjet më parë në Kështjellën Windsor në Mbretërinë e Bashkuar.
“Gjatë fazave të hershme të marrëdhënies së tij me Meghan, Harry mendohej se kishte dalë në takime me modelen e Burberry, Sarah Ann Macklin”, tha Levin.

“Ata u takuan në një festë private, ai ia mori numrin dhe e bombardoi me mesazhe, por doli të ishte vetëm një shaka. Një mik tha: “Ata vazhdojnë, por janë krejt të ndryshëm. Ajo është shumë e pastër dhe mezi pi, dhe në këtë aspekt ata ishin në një gjatësi vale të ndryshme. Harry ishte pak i paangazhuar. Ka pasur gjithashtu një konfuzion nëse Meghan ishte ndarë apo jo me të dashurin e saj prej dy vitesh, kuzhinierin e famshëm Cory Vitiello”– shtoi ajo.

Meghan më pas citoi fundin e një fjalimi që ajo mbajti në dasmën e saj duke thënë se ” mbi të gjitha, dashuria fiton”.  Princi Harry dhe Meghan Markle  nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix në vitin 2020. Ne fokusohemi në krijimin e përmbajtjes që informon, por jep edhe shpresë, çifti u martua në maj të vitit 2018 dhe janë prindër të dy fëmijëve djali Archie dhe vajza Lilibet ‘Lili’ Diana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al