8 Qershor, 2023

Pas Ricky Martin edhe një tjetër yll i muzikës latine do të performojë shumë shpejt për herë të parë në Tiranë!


Duket se pas Ricky Martin, një tjetër yll i muzikës latine do të vijë për të performuar për herë të parë në Tiranë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Enrique Iglesias, i cili do të dhurojë një super performancë në kryeqytet ME 30 qershor gjatë javës së Kulturës Spanjolle.

Lajmi është konfirmuar edhe nga një postim I Ministres së Kulturës ku e quan Tiranën stacionin e yjeve.

Kujtojmë se Enrique është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Do të performojë për herë të parë në Tiranë, reagon Ricky Martin!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al