23 Korrik, 2019

Pas refuzimit të Metës, Gjinushi fotografohet gjithë humor para Parlamentit


Pas zgjedhjes si kryetar i Akdemisë së Shkencave, zotit Gjinushi iu refuzua ky emërim nga Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta. Sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti, rezulton se zoti Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhë të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si kryetar i PSD-së dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor.

Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e shprehjes së interesimit për kandidim për kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019. Megjithatë, kjo nuk ia zbehur Gjinushit buzëqeshjen në shoqërinë e deputetit socialist.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al