12 Korrik, 2022

DaBaby publikon fotot pas performancës në Prishtinë: Momenti kur reperi me famë botërore bën simbolin e shqiponjës me duar


Reperi amerikan DaBaby i cili bashkëpunoi me Dua Lipën në 2020 për super hitin “Levitatig” dhuroi një performancë të paharrueshme në vendin e saj të origjinës.

Një ditë më parë DaBaby, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Lyndale Kirk ka mbërritur në Prishtinë për të performuar në një nga klubet e qytetit.

Së fundmi, ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, nga koncerti që ka mbajtur mbrëmjen e djeshme. Në njërë nga fotot e publikuara reperi shfaqet duke bërë shqiponjën me duar. “Mora shumë dashuri mbrëmë në Kosovë”- shkroi ai krahas fotove.

Ylli amerikan vitin e kaluar pati një rënie në karrierë pas deklaratave homofobike që ai bëri në festivalin “Rolling Loud”, të cilat u bënë temë diskutimi në të gjitha mediat. Gjë për të cilën i doli kundër edhe Dua e cila deklaroi se edhe pse ka një bashkëpunim me të nuk ndajnë qëndrime të njëjta.

Më pas DaBaby u detyrua t’i kërkonte falje komunitetit LGBTI+, por pavarësisht kësaj, shumë festivale filluan ta bojkotojnë atë dhe kështu ai humbi shumë koncerte. Kjo “rënie” mendohet se ka qenë arsye se pse ai ka pranuar të këndojë edhe në koncerte private në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al