31 Tetor, 2022

Pas një pauze të gjatë, rikthehet Ledjana Prenga/ Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ zbulon romancën e re me djalin nga Kosova


Ledjana Prenga ishte një ndër konkurrentet më të komentuara gjatë sezonit të dytë të “Për’puthen”.

Prej disa kohësh ish-konkurrentja është distancuar nga ekranet duke u marrë me biznesin e saj. Së fundmi ajo është shfaqur në ‘Prive’ ku ka treguar ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj.

Ledjana tashmë është minus 20 kilogramë më pak dhe zbuloi se është në një marrëdhënie me një djalë nga Kosova.

“Mund të them që jam shumë e lumtur duket edhe buzëqeshja dhe qetësia që më karakterizon. Jam në lidhje me një djalë nga Kosova, më pëlqejnë shumë kosovarët, e kam shprehur dhe jam tepër e lumtur, kaq mund të them”, tha ajo duke mos dhënë më shumë detaje për mashkullin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën.

Sakaq sportistja, zbuloi se ka në plan që të zhvendoset në Gjermani për të jetuar atje ku mendon të ushtrojë profesionin e saj të dentistes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al