19 Korrik, 2018

Pas një gote vere, spektakël në ballkon nga Ilir Shaqiri dhe e ëma (VIDEO)


Ilir Shaqiri është një ndër balerinët më të njohur shqiptar. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto nga jeta e tij profesionale por edhe nga ajo private.

Iliri ka postuar në “Instagram” një video shumë të bukur ku shfaqet së bashku me të ëmën teksa vallëzon në ballkon. Ata shfaqen duke performuar një vallëzim latin dhe balerina e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit, Desi Erebara është ende në formë të shkëlqyer e plot energji.

“Balerinë klasik të latines pas një gote vere”, shkruan Ilir bashkëngjitur me videon e publikuar në rrjetin social.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al