11 Korrik, 2018

Pas ndarjes së bujshme me Benardin, ish-banorja e “Big Brother” prezanton dashurinë e re


Xheni Mhillaj e Benard Marashi ishin një prej çifteve më të njohur e më të komentuar të “Big Brother Albania”. Por marrëdhënia e tyre u prish disa muaj pasi dolën nga shtëpia e famshme.

Por pas ndarjes, Xheni mori shumë vëmendje nga portalet me deklaratat e shumta që bënte për Bernardin me të cilin shpresonte që të rikthehej sërish me të.

 

Pas kaq kohësh, duket se ish-banorja e “Big Brother” e ka gjetur dashurinë e re. Trendit të fundit të rrjetit social “Instagram” nuk i ka shpëtuar as Xheni, ku ndjekës kanë të drejtë t’i bëjnë përgjigje të ndryshme, e ajo më pas përgjigjet t’i publikojë në “Instastory”.

Teksa një fans e ka pyetur nëse është në një lidhje, ajo ka habitur me përgjigjen e saj: “Po, jam dashuruar me qenin tim”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al