17 Tetor, 2022

“Shakira do të mërzitet shumë”/Pique e ka marrë shumë seriozisht lidhjen me partneren e re, futbollisti dëshiron që…


Marrëdhënia mes Gerard Piques të Barcelonës dhe Clara Chias sa vjen dhe po forcohetjanë aq të lumtur, aq sa Pique ka marrë një vendim, që sipas Jordi Martin, kjo do ta mërziste këngëtaren kolumbiane. “Një martesë?” pyeti Nuria Martin, drejtuese e ‘Socialite’, por nuk ishte ashtu, “është diçka tjetër”, sqaruan ata.

Sipas gazetarit Jordi Martin, Pique ka marrë një vendim, nga i cili pritet që këngëtarja kolumbiane të mërzitet. Programi “Telecinco Socialite” publikoi një ekskluzive me informacionin e Jordi Martin, ku thuhej, “Është diçka që do ta shqetësojë sepse Shakira dhe Pique kishin biseduar shumë.

Ishte një gjë për të cilën të dy nuk ishin dakord, është një çështje për të cilën Pique dhe Shakira kishin mosmarrëveshje prej vitesh”. Gerard Pique, sipas informacioneve të gazetarit Jordi Martin, dëshiron të ketë një tjetër fëmijë, këtë herë me Clara Chia-n.  Dëshira e futbollistit për një fëmijë të tretë daton që nga viti 2016, ku në një intervistë, zbuloi se gjithmonë ka dashur të ketë tre fëmijë.

“Nëse ka një të tretë, do ta mirëpres”. Shakira nuk e pranoi kërkesën e tij. “Gerard është i bindur se ai dëshiron të ketë tre, por unë dua dy, kështu që ne jemi duke negociuar,” tha Shakira në 2014.   Sipas Martin, Pique i ka informuar të gjithë të afërmit për dëshirën e tij për t’u bërë baba për herë të tretë. Është diçka që nuk mund ta imagjinonim se do ta bënin kaq shpejt.  U ka thënë familjarëve se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër ,  kjo mund të ndodhë në vitin 2023,  super i dashuruar me Clara-n dhe i lumtur se kurrë”, zbuloi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al