18 Qershor, 2022

Pas ndarjes nga Pique, kënga ‘Te Felicito’ e Shakirës arrin miliona klikime në ‘YouTube’


Projekti më i fundit muzikor i titulluar ‘Te felicito’ i Shakirës në bashkëpunim me Rauë Alejandro ka arritur deri në 100 milionë klikime në YouTube.

Hiti i ri u publikua më 21 prill, rreth dy muaj para se këngëtarja e njohur dhe Gerard Pique të njoftonin  ndarjen e tyre.

Në fakt, kërkimet në Google për këngën e lartpërmendur u shtuan pasi u publikuan lajmet për ndarjen e saj të mundshme nga futbollisti i Barcelonës, sipas të dhënave të siguruara nga ‘motori’ i njohur i kërkimit.

Është e kuptueshme se rajoni katalanas ka më së shumti kërkime, me Shakiran dhe Pique që jetojnë në Barcelonë.

Ndërkohë, mund të vërehet edhe një rritje e kërkimeve për ‘ Gerard Pique ‘, “Infidelidad”, që do të thotë “pabesi” në spanjisht, ose “Letra te felicito”, që do të thotë “Të përgëzoj”, në tema të ngjashme.

Teksti këngës së Shakirës ‘Te felicito’

Duhet theksuar se ka fragmente të këngës që mund të lidhen me atë që këngëtarja kolumbiane ka përjetuar në jetën reale.

“Të përgëzoj, sa mirë veproni, për këtë nuk kam asnjë dyshim, me rolin që vazhdoni, dukeni mirë në atë shfaqje”, thuhet në një pjesë të tekstit.

“Unë nuk e blej atë filozofi të lirë. Më falni, nuk e ngas më atë biçikletë. Nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra. Do t’i fusja duart në zjarr për ju.”– këndon artistja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al