11 Shtator, 2017

Pas ndarjes nga Musa, Dona shfaqet në krahë të Elsamedit


Dona dhe Musa ishin njëri prej çifteve me protagonizëm në spektaklin ‘Big Brother Albania 9’, por të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më vonë pasi dolën nga shtëpia e formatit.

Edhe pse ka shumë pak kohë që na ka bërë të ditur se është ndarë  Musa, ish-banorja e BBA është parë në krahët e dikujt tjetër. Dona është parë nën shoqërinë e Elsamedit, me të cilin kujtojmë që brenda shtëpisë nuk kanë pasur marrëdhenie të mira, por konfliktuale.

Ata të dy kanë postuar në profilet e tyre personale në Instagram të njëjtën foto, ku shfaqen afër njëri-tjetrit duke qeshur. Mesa kuptohet nga kjo foto inatet mes tyre janë shuar dhe janë duke jetuar raporte të një miqësie të mirë apo edhe më shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al