27 Nëntor, 2017

Pas ndarjes nga e fejuara , Rezart Veleshnja rigjen dashurinë?


Ndarja e aktorit të Portokalli-së Rezart Veleshnja nga e fejuara e tij, grimierja Pranvera Metolli,  në maj të këtij viti ishte një lajm që përfshiu faqet e gazetave.

Ata ishin të fejuar prej dy vitesh dhe dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin, por sikundër aktori i humorit tha në atë kohë ishin ndarë për arsye pune dhe mospërputhje oraresh.

Por 6 muaj pas ndarjes duket se aktori i humorit ka rigjetur serish dashurinë. Në profilin e  tij në Instagram ,ai ka postuar një fotografi së bashku me një vajzë brune, fytyra e së cilës është pak e dukshme, por në mbishkrimin e së cilës shkruan : ‘’Dashuria ime.’’ A është kjo e dashura e aktorit të humorit?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al