1 Maj, 2021

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez takohet me ish-bashkëshortin e saj


Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles pas ndarjes së saj nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.

jennifer lopez

Aktori 48-vjeçar, i cili doli me Jennifer nga viti 2002 deri në 2003, është fotografuar duke shkuar në shtëpinë e saj në fillim të kësaj jave, por burimet thonë se ata nuk janë asgjë më shumë se miq, shkruan “Daily Mail”.

jennifer lopez (9)

Në fillim të këtij muaji, Jennifer konfirmoi se ishte ndarë nga i fejuari, Alex, pas katër vitesh bashkë, duke thënë në një deklaratë se ishin më mirë si miq bashkë.

jennifer lopez (4)

Kjo deklaratë erdhi pas lajmeve se Rodriguez e ka tradhtuar aktoren 51-vjeçare dhe se tashmë ajo nuk kishte më besim tek ai.

jennifer lopez (3)

Affleck është parë duke shkuar shumë herë në shtëpinë e Jennifer gjatë ditës.

jennifer lopez (2)

Jennifer dhe Affleck janë fotografuar duke dalë nga i njëjti automjet, por në periudha të ndryshme kohore.

jennifer lopez (7)

Affleck u nda nga e dashura Ana de Armas, 33 vjeç, në fillim të këtij viti pas një viti lidhje.

jennifer lopez (8) jennifer lopez (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al