16 Tetor, 2017

Pas largimit të Rashel Kolanecit, ja vajza seksi që mund t’i zërë vendin


Pas deklaratës se Rashel Kolaneci ishte larguar nga programi “Xing me Ermalin”, edhe pse dukej si një lojë me publikun, të shtunën u vërtetua mungesa e saj.

Në intervistën që Mamaqi i bëri mikut të tij Bes Kallaku, vajza seksi mungoi me hyrjen e saj në studio, për t’i bërë pyetjen e saj të ftuarit.

Edhe pse ajo nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim rreth arsyes së largimit, ndjekësit e programit ndërkohë kanë nisur me hamendësimet se kush mund të jetë zëvendësuesja.

Deri tani dyshimet janë për kaçurrelsen që mbahet po ashtu për format e rrumbullakosura, Egi Vrekon. Vajza në fjalë në fakt është pjesë e stafit të programit, pasi e kemi parë në kamerat e fshehta që ka realizuar me Sony NRG. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al