20 Nëntor, 2018

Pas koncertit për Skënderbeun, Dua Lipa tha fjalët më të ndjera për rrënjët shqiptare: Është pak të them se jam krenare


Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ishte në mesin e artistëve shqiptarë që u mblodhën dje në Vatikan për të nderuar një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

“Homesick” ishte kënga që këngëtarja shqiptare performoi para gjithë të ftuarve në Teatrin “Argentina” në Romë, ku u mbajt koncerti gala titulluar “Të bashkuar në kujtim të Skëndërbeut” në nder të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Ndërkohë një ditë pas performancës, Dua ka bërë një postim emocionues në lidhje me këtë event të madh. Ajo shprehet më shumë se krenare që është shqiptare, ndërsa tregon se dashuria për rrënjët e saj sa vjen edhe rritet më shumë.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, ku mora pjesë bashkë me shumë artistë shqiptarë tepër të talentuar … dashuria ime për rrënjët e mia dhe nga unë vij, rritet më shumë sesa mendoja se ishte e mundur. Është pak të them se jam krenare. Çfarë ndjenje!❤”, shkruan Dua Lipa në “Instagram”.

Inva Mula, Olen Çezari, Ermal Meta, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Kledi Kadiu, Lorik Cana dhe Erza Muqolli ishin disa nga artistët që morën pjesë në përkujtimoren për heroin kombëtar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al