14 Gusht, 2021

Pas incidentit, Bella hadid zbulon se ndihet ende e turpëruar që veshi këtë fustan pesë vite më parë


Bella Hadid tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un që kishte zgjedhur për në Festivalin e Kanës, në viti 2016, por ndonëse mundohej të ecte me shumë vetëbesim, supermodelja ka pranuar se ndihej shumë në siklet.

bella hadid (5)

Ajo zbuloi së fundmi se sa shumë është penduar që zgjodhi këtë fustan që ishte me shumë seksi sesa duhej, shkruan “Elle”.

Fustani në fjalë, për të cilin Bella bie dakord se ishte i mrekullueshëm, ishte një i hollë, saten, me rripa të hollë, kurriz të hapur dhe me një të çarë deri në bel, i stiluar nga Alexandre Vaulthier.

bella hadid (11)

Unë dukem shumë seksuale në të gjitha këto foto,”- u shpreh Hadid. “Unë isha shumë nervoze nga kamerat, kisha shumë grim dhe isha nervoze për këtë të çarën e madhe. Falë Zotit, mendoj se pati vetëm një incident të vogël. Ndihem në siklet për këtë moment akoma, edhe pse veshja ishte e mrekullueshme, por thjesht nuk ndihem vetvetja.

bella hadid (7)

Incidenti së cilit Bella i referohet është ky këtu:

bella hadid (2)bella hadid (8) bella hadid (3) bella hadid (1) bella hadid (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al