3 Nëntor, 2022

Pas gjyqit Johny Deep vendos të flas, zgjedh Rihannën


Javën e kaluar, është zbuluar  lista e plotë i të famshëmve që do të marrin pjesë në “Rihanna -s 2022 Savage X Fenty Show Vol. 4.

Një  thashethem i ri po përhapet me shpejtësi, sipas një raporti të ri, Johnny Depp do të jetë i ftuar surprizë në sfilatën e modës. Një burim tha për TMZ se Johnny Depp nuk do të jetë model, por përkundrazi, ai do të jetë fokusi i një prej momenteve të mëdha të spektaklit, ku në të kaluarën kanë përfshirë Cindy Crawford dhe Erykah Badu.

Johnny Depp Confirmed for Runway Cameo in Rihanna's Savage X Fenty Fashion Show

Burimi shtoi se “Rihanna dhe ekipi i saj e ftuan Johnny -n të ishte pjesë e tij dhe të dyja palët ishin shumë të emocionuara për ta realizuar atë.” Në sfilatën e Rihanna -s do të jenë 4 interpretues dhe disa modele të famshme, kujtojmë se Rihanna i është kthyer edhe muzikës, duke bërë bujë kudo. Ajo u rikthye me këngën “Lift me up” pikërisht për “Black Panther: Wakanda Forever”.

Rihanna's 'Lift Me Up' sets emotional 'Wakanda Forever' tone | CNN

Ky rikthim i saj gëzoi fansat por edhe kolegët e saj. Karol G shprehu haptazi mbështetjen për Rihanna-n përmes një postimi. “Rihanna, të dua! Shpresoj që një ditë të mund ta them personalisht! Nuk ka asnjë person në botë që më frymëzon më shumë se ti”, shkruan Karol G. Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al