29 Tetor, 2020

Pas fushatës së modeles së kolme dhe me ngjyrë, Instagram ndryshon politikat për censurimin e fotove nudo! Ja ç’ka vendosur


Modelja britanike, Nyome Nicholas-Williams nisi 3 muaj më parë një fushatë në Instagram me hashtagun #iwanttoseenyome, sepse rrjeti social fshiu disa foto të saj me pretekstin se zbulonin më shumë seç duhej.

modelja e kolme dhe me ngjyrë (3)

Nyome publikoi në gusht një fotografi ‘topless’ dhe gjoksin e mbulonte me duar, por Instagrami e fshiu direkt foton, raporton “The Guardian”.

modelja e kolme dhe me ngjyrë (6)

Modelja reagoi menjëherë ashpër pas kësaj, duke u shprehur se nuk arrin të kuptojë pse fotografitë nudo të Kim Kardashian dhe Emily Ratjakowski lejohen, ndërsa të modeleve të kolme hiqen.

modelja e kolme dhe me ngjyrë (5)

Më pas u konfirmua se platforma po diskriminonte vazhdimisht njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara, duke fshirë postimet e tyre dhe duke mos i promovuar ata në të njëjtën mënyrë si njerëzit e bardhë.

modelja e kolme dhe me ngjyrë (4)

Gjatë fushatës Nyome mblodhi 20 mijë firma përmes një peticioni dhe pas disa muajsh Instagrami rregulloi politikat në lidhje me fotot nudo.

Me përditësimin e ri, ne do të lejojmë përmbajtjet ku dikush thjesht përqafon ose mbulon gjoksin e tij me duar.

modelja e kolme dhe me ngjyrë (1)

Dhe, nëse ka ndonjë dyshim, do të kërkojmë që vlerësuesit të lejojnë që përmbajtja të qëndrojë apo jo”, ka njoftuar Instagram pas ndryshimeve.

Politika e re për lakuriqësinë do të zbatohet në Instagram dhe Facebook dhe do të hyjë në fuqi këtë javë.

modelja e kolme dhe me ngjyrë (7)

Megjithatë Instagram dhe Facebook nuk do të lejojnë fotot provokuese ose nëse ka ndryshim të dukshëm në formën e gjinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al