22 Qershor, 2018

Pas fjalëve të Eva Muratit, Rike Roçi shpërthen kundër saj: Tani e zbulova kush je ti


Një ditë më parë qarkulloi me shpejtësi një postim që trajneri i skuadrës së Liverpool-it Jurgen Klopp bëri në rrjetin social “Facebook”. Ai tregoi arsyen se përse i mungon Shqipëria në këtë botëror.

Sipas tij ishte mungesa  e tifozeve të kombëtares. Ai kishte shpërndarë një foto të Rike Roçit dhe Irida Oxas, ku dy vajzat shfaqeshin duke bërë simbolin e shqiponjës.

Por mesa duket kjo nuk është pritur mirë nga moderatorja sportive Eva Murati. Kjo e fundit e ka ripostuar këtë postim të tij dhe përmbi foto ka shkruar: “Nuk di ta marrë për kompliment apo…”.

E sigurisht që nuk ka munguar as reagimi i Rikes, ku nëpërmjet një “Instastory” ka shpërthyer kundër Evës.

“T’i themi shoqes E.M të Tringut(tani e zbulova kush është) që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë më bëhet qejfi”, ka shkruar ajo.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al