19 Qershor, 2018

Pas dy viteve, Rudina Xhunga rikthehet në “Top Channel”


Ndryshime të mëdha duket se do të ketë sezoni i ardhshëm televiziv. Disa prej personazheve të televizionit kanë lajmëruar zhvendosjet e tyre në televizionet e reja pas përfundimit të kësaj vere.

Revista “Bordo” ka zbuluar se pas 2 vitesh në “Vizion Plu”s, Rudina Xhunga do të kthehet në televizionin e saj të vjetër. Burime të “Top Channel” kanë treguar se Ben Blushi ka arritur ta bindë atë që të rikthehet në “Top”.

Ndërkohë kujtojmë se largimi i saj dy vite më parë, pas 13 vitesh si gazetare në “Top Channel” bëri bujë të madhe. U diskutua mjaft se atë e kishin hequr nga televizioni, mirëpo Rudina gjatë një interviste deklaroi se ishte ajo vetë që kishte vendosur të largohej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al