23 Gusht, 2021

Pas divorcit, Kim Kardashian dhe Kanye West fotografohen bashkë pa fëmijët e tyre


Kim Kardashian dhe Kanye West kanë drekuar së bashku për herë të parë pa fëmijët e tyre pas ndarjes. Kjo tregon se dyshja ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

kim kardashian kanye west (4)

Në fotot e shkrepura nga paparacët, ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” shihet duke hyrë në sediljen e pasagjerit të një makine, ndërsa reperi futet në anën e kundërt, shkruan “Page Six”. Ata u panë duke darkuar në një restorant në Malibu, më 20 gusht.

kim kardashian kanye west (2)

Burime të afërta me çiftin kanë thënë: “Megjithëse janë divorcuar, çifti ende kalon kohë së bashku, vetëm ose me fëmijët e tyre. Kanye jeton kryesisht jashtë Los Anxhelos, por kur ai është në qytet ata kanë prioritet takimin.

kim kardashian kanye west (1)

Kim kohët e fundit ka deklaruar se është mirënjohëse ndaj ish-partnerit të saj, pasi ai e ndihmoi të bëhej gruaja që është sot.

Kanye u martua me Kim në 2014-ën dhe ish-çifti u ndanë zyrtarisht në muajin shkurt të këtij viti. Ata kanë katër fëmijë: North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç, Psalm 2 vjeç.

kim kardashian kanye west (10) kim kardashian kanye west (6) kim kardashian kanye west (5) kim kardashian kanye west (3) kim kardashian kanye west (2) kim kardashian kanye west (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al