12 Qershor, 2018

Pas disa javësh lidhje, këngëtarja e njohur vendos të fejohet


Një nga këngëtaret me të njohura na ka habitur të gjithëve me këtë vendim të sajin, para pak javësh u përhapën fjalë se ajo është në një me komedianin e njohur, por tani rezulton se ata janë fejuar. Edhe pse kishte pak kohë që i kishte dhënë fund lidhjes, duket se këngëtarja ra në dashuri përsëri.

Dyshimet filluan që në ditën kur ajo u shfaq me një unazë diamanti në gishtin e fejesë, mediat rozë filluan me aludimet dhe gjithçka u vërtetua nga një mik i afërt i çiftit.

Ka qenë komediani Pete Davinson ai që ia ka rrëmbyer zemrën këngëtares së hitit “No tears left to cry”.

“Eonline” shkruan se burime pranë çiftit tregojnë se ata janë të fejuar dhe shfaqen kudo në praninë e njëri-tjetrit. Mirëpo dasma nuk është në planet e tyre të afërta.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al