17 Dhjetor, 2022

Pas darkës romantike mes Stresit dhe Gresës, këngëtari deklaron: Jemi vetëm…


Pas shfaqjes së momenteve nga darka romantike mes Stresit e Gresës, reperi tha se ata janë vetëm shokë.

“Ajo e thjeshtësoi më shumë marrëdhënien tonë sepse shkojmë shumë mirë bashkë si shokë, respektohemi shumë”. Ai tha se darkën me Gresën e ka kërkuar që të ndalë keqkuptimet. “Këtë e kam bërë sepse shqiptarët gjykojnë ndryshe. Gresa ka një nënë e baba që jetojnë në Itali dhe të mos keqkuptojnë”, ka thënë Stresi.

“Unë kam deklaruar që Gresa është shoqja ime”, ka përfunduar ai. Ndërkaq për shuplakën që ia dha vitheve Gresës, ai me shaka tha: Ndoshta s’ka qenë dora ime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al