25 Janar, 2018

Pas bujës së ndarjes nga Noga, Kristela rikthehet e tërheq vëmendjen me një ndryshim të ri


Dy vite më parë, Kristela Gjoka u kthye në një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar për martesën dhe më pas ndarjen me Nogën.

Pas lajmeve të shumta për ndarjen e çiftit, modelja dhe moderatorja vendosi që të largohej për disa kohë nga vëmendja publike, duke mos postuar asnjë fotografi në llogaritë e saja në rrjetet sociale.

Pas shumë kohësh, Kristela ka publikuar një foto nga pushimet, ku tregon edhe pamjen e saj të re. Siç vihet re, modelja e cila shfaqet e ulur buzë një pishine, nuk është më bionde.

Ndërsa për sa i përket jetës së saj private që nga ndarja me Nogën, Kristela nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al