22 Shtator, 2017

Pas ‘arrestimit’ të Albano Bogdos, ja si reagon Turjan Hyskaj


 

Lajmi i djeshëm mbi ‘arrestimin’ e aktorit Albano Bogdos, bëri xhiro nëpër rrjetet sociale, edhe pse në fund u deklarua se ishte veç një episod i një filmi që xhirohej në kuadër të projekteve të tij artistike.

Pavarësisht se fotoja e Albanos me pranga në duar, ku shoqërohej nga policët ishte një skenë xhirimi, moderatori dhe kolegu Turjan Hyska nuk mund të qëndronte indiferent. Hyska u ka kushtuar kolegëve të tij një video me shumë humor, ndërsa thekson se burgu është për burrat.

“Unë shpëtova, u fsheha. Ju Alban, Visjan dhe të gjithë të tjerët, jam me ju. Burgu për burrat është dhe ishalla e paçin dorën e lehtë çunat. Hajde se duhet bërë njëherë në jetë burg”, tha Turjani. Por sigurisht ky reagim i Turit na krijon idenë se edhe ai mund të jetë pjesë e të njëjtin produksion kinematografik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al