11 Maj, 2018

Pas 6-vitesh të ndarë, Dafina rikthehet në krahët e Ledrit (FOTO)


Gjashtë vite më parë dy këngëtarët e njohur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila ishte më e komentuara në showbiz-in shqiptar.

Pavarësisht se morën këtë vendim, Dafina dhe Ledri u rikthyen për publikun duke bashkëpunuar në muzikë, ku kënga e tyre “Got your back” pati shumë sukses.

Por së  fundmi Zeqiri ka bërë një postim në “Instastory” ku i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në krah të Ledrit. E nëse do mendonit se i ka bërë ndonjë dedikim ish-të dashurit të saj, e keni gabim.

Edhe pse fotoja është shkrepur gjatë një skene të vjetër të videoklipit “Got your back”, ku dy këngëtarët kanë bashkëpunuar, Dafinën mesa duket e ka marrë malli për flokët e gjatë.

“Më mungojnë këto flokë”, ka shkruar këngëtarja, që në fakt i ka bërë të gjithë fansat të dyshojnë se Dafinës i mungon Ledri dhe jo flokët e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al