10 Shtator, 2021

Pas 15 vitesh Twitter sjell grupet në platformë, pritet një hapësirë më intime në biseda


Pas 15 vitesh ekzistencë, Twitter do të ofrojë një hapësirë të dedikuar për grupet. Kompania ka nisur testimin e Komuniteteve, një hapësirë më intime bisedash e quan Twitter.

twiter

 

Komunitetet ishin paralajmëruar që prej muajit Shkurt dhe janë një version i subreddit në Twitter ose e një grupi publik në Facebook.

 

Ato ju dedikohet tematike specifike dhe anëtarët mund të postojnë cicërima në kohështrirjen e grupeve. Secili komunitet ka moderatorët e vet të cilët përcaktojnë rregulloren dhe përdoruesit duhet të ftohen nga moderatori ose një anëtar ekzistues për tu bashkuar.

Funksioni do të adresojë një shqetësim të madh në platformë, nevojën e përdoruesve për të gjetur një cep në rrjetin social Twitter që ju përshtatet interesave të tyre.

Twitter tha se komunitetet e para do të fokusohen në çështje popullore si astrologjia, qentë, atlete apo kujdesi i lëkurës por me kalimin e kohës më shumë grupe do të shtohen. Komunitetet do të krijohen nga Twitter por në muajt në vijim më shumë përdorues do të mund të krijojnë grupe të tilla. /PCWorld.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al