28 Tetor, 2022

Parashikimi i horoskopit 28 tetor 2022, çfarë kanë rezervuar yjet për ju


DASHI

Sot do ta ruani qetësinë përballë çdo të papriture. Nëse jeni çift partneri do t’ju tërheqë drejt një aventure që do t’ju pëlqejë pa masë.

DEMI

Do të dini të përfitoni nga mundësitë që do t’ju paraqiten në vendin e punës. Në dashuri do të jeni në kërkim të një justifikimi të pranueshëm.

BINJAKET

Planetët do t’ju këshillojnë që të mbani ndryshimet e humorit në kontroll dhe të mos reagoni në mënyrë impulsive përballë një kritike që do t’ju bëhet.

GAFORRJA

Sot do ta keni rrugën e ndriçuar në aspektin profesional dhe do të gjeni dhe pak kohë për veten tuaj. Një njohje e re do t’ju bëjë të ëndërroni.

LUANI

Mënyra se si do të veproni do të kapë vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm për profesionin tuaj. Do të jeni të shoqërueshëm dhe të dashur me njerëzit.

VIRGJERESHA

Do të kuptoni që një i afërmi juaj nuk është treguar shumë i sinqertë me ju dhe kjo do t’ju ngjalli keqardhje. Do të dini të bindni personin që doni.

PESHORJA

Kryeneçësia juaj mund të shkaktojë probleme serioze në fushën emocionale. Në punë keni dëshirë të ndryshoni diçka, por ende nuk është momenti i duhur.

AKREPI

Në këto momente duhet të reflektoni mbi disa faktorë që ndikojnë në përditshmërinë tuaj. Në punë duhet të përqendroheni më shumë për të arritur më të mirën.

SHIGJETARI

Sot nuk duhet të sforcoheni fare për të bindur njerëzit që ju rrethojnë. Në ambientin e punës ndërmarrja e masave drastike do të ndryshojë rrjedhën e gjërave.

BRICJAPI

Do ta jetoni këtë moment në një mënyrë shumë të qetë. Në punë po të jeni shumë të nxituar do të harroni pa bërë disa gjëra të rëndësishme.

UJORI

Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me sjelljen tuaj në ambientin e punës. Në dashuri do të jeni shumë të disponueshëm dhe të dashur përballë partnerit.

PESHQIT

Planetët do t’ju këshillojnë që të mbani ndryshimet e humorit në kontroll dhe tëmos reagoni në mënyrë impulsive përballë një kritike që do t’ju bëhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al