22 Shkurt, 2022

Paraqitja e fundit e Katy Perry-t për ‘American Idols’, ka bërë që fansat të mendojnë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë


Këngëtarja e njohur,Katy Perry,ka tërhequr vëmendjen në publik në mes të Manhatanit, ditën e martë, ndërsa përgatitej për spektaklin “Good Morning America”.

Artistja ka shkrepur disa foto jashtë ABC Studios në Nju Jork, për shfaqjen e fundit të talenteve në “American Idol”.

E veshur me një kostium lëkure, ngjyrë kafe, dhe një bluzë të verdhë ku ka nxjerrë në pah barkun e saj, i cili duket paksa i fryrë. Kjo gjë sipas burimeve ka bërë që të qarkullojnë thashetheme të vazhdueshme për një shtatzëni gjatë javëve të fundit.

Katy u shfaq pa të fejuarin e saj, Orlando Bloom, me të cilin  ka një vazjë 18-muajshe tashmë Daisy, teksa ka përshëndtur të pranishmit përpara se të hynte brenda.

Këngëtarja fillimisht iu bashkua panelit të gjyqtarëve të ‘American Idol’ në vitin 2017 dhe që atëherë është bërë një personazh i mirëpritur në shfaqje ndërsa përgatitet të rikthehet me një sezon të 20-të më 27 shkurt.

Katy lindi Daisy Dove më 26 gusht 2020 dhe pranoi se të qënurit nënë i mësoi asaj rëndësinë e dashurisë së pakushtëzuar.

Artistja u shpreh: “Kur keni një fëmijë, keni dikë që ju shikon dhe nuk di asgjë në rezymenë tuaj, nuk di asgjë për llogarinë tuaj bankare, nuk di asgjë, nuk kujdeset dhe thjesht ju do”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al