23 Shkurt, 2022

Paraqitja e fundit e Adele me veshjen e saj elegante gjatë një feste i mahniti të gjithë


Adele është dukur e mrekullueshme teksa ka mbështetur partnerin e saj Rich Paul në darkën e ‘Klutch Sports Group’ mbrëmjen e së martës.

Këngëtarja 33 vjeçare, dukej shumë e bukur teksa ka pozuar në një foto me të ftuarit në festën, e cila u mbajt për të nderuar 10 vjetorin e agjencisë sportive të Rich.

E veshur me një xhaketë të thjeshtë me pjesën e përparme të hapur dhe mini fund lëkure, ylli i hitit ‘Easy On Me dukej’ dukej shumë elegante. Ajo e kishte kombinuar kostumin me një rrip plot me gura  ku i nxirrte në pah belin e hollë dhe me floket e kapura topuz.

Adele nuk kishte veshur unazën e diamantit prej 740,000 £, me të cilën thuhet se Rich-i i ka propozuar.

Në fillim të këtij muaji, Adele ndezi thashethemet se ajo ishte fejuar me Rich Paul, teksa kishte veshur një diamant të madh në gishtin ku vendoset unaza e martesës në ‘BRIT Awards’.

Kur u pyet në lidhje me thashethemet gjatë një paraqitjeje  në The Graham Norton Show, Adele tregoi: “Po të jem, a do t’i tregoja ndonjëherë dikujt nëse isha apo nuk isha?”

Megjithatë, ajo zbuloi se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër me partnerin e saj.

Duke lënë të kuptohet për planet familjare, ajo tha: “Më duhet pak kohë për t’u rimbushur dhe do të doja të kisha më shumë fëmijë, thjesht ndihem sikur kam rënë në gjumë nga nëntë vite më parë kur linda djalin tim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al