19 Qershor, 2019

Paparaci/ Vapë në PD, Malltezi me kapele


Nuk kanë aktivitet parlamentar, por në selinë e Partisë Demokratike këto ditë ka shumë lëvizje. Bëhen mbledhje, madje edhe disa herë në ditë, për të marrë vendime dhe për t’u bërë gati për protestat e radhës.

Siç e dimë, deri tani opozita e bashkuar ka bërë 8 protesta dhe ka paralajmëruar një tjetër. Ajo që na ra në sy nga fotot e paparazzit tonë, ishte një nga emrat e rëndësishëm të PD-së, Jamarbër Malltezi, i cili kishte vënë një kapele të bardhë republike, pasi takimi ishte lënë në mes së vapës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al