8 Prill, 2019

Paparaci/ Thuhet se janë qejfmbetur, por këta ish-ministra duken në superhumor


Fatmir Xhafaj është ministri i Brendshëm, i cili nuk u shkarkua, por u dorëhoq pak muaj më parë. Në ambientet gazetareske thuhet se ai u detyrua nga Rama që të dorëhiqej.

Ndërsa grupi tjetër i ministrave u shkarkua nga Rama rreth dy muaj më parë. Thuhet se mes tyre ka një qejfmbetje për Ramën, pasi, sipas tyre, motivet e shkarkimit nuk ishin bindëse.

Madje ish-ministri i Jashtëm Bushati shkoi edhe më tej, teksa këtë të mërkurë në Parlament mbajti një fjalim kritikues ndaj arrogancës së qeverisë.

Por paparazzi ynë ka arritur të fiksojë me aparatin e tij një skenë komplet tjetër, ku mes ish-ministrave Xhafaj, Kumbaro dhe Bushati mbizotëron një humor i paparë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al