27 Janar, 2019

Paparaci/ Strazimiri kthen veshjen e tij jeshile në uniformë pune


I vetmi deputet, i cili nuk e ndërron asnjëherë veshjen e tij kur shkon në Parlament, është ai i Partisë Demokratike Genc Strazimiri.

Tashmë, ai ka krijuar imazhin e tij, pasi nuk i ndan asnjëherë veshjet me ngjyrë ushtarake dhe të kombinuara mirë edhe me aksesorët. Xhupi jeshil, kapelja republike, çanta e shpinës dhe xhinset, janë tashmë veshja e vetme me të cilën Strazimiri paraqitet në Parlament.

Ka kaluar tashmë ajo kohë kur edhe ky deputet vinte në Parlament me kostum dhe kollare, duke preferuar një veshje sportive, ekstravagante dhe shumë stil, duhet thënë.

Por nëse do ta shihte dikush që nuk e njeh, kurrsesi nuk do t’i shkonte mendja se ky zotëri me kaq shije dhe kaq trendy është duke shkuar në punë në Parlament sepse është deputet. Thonë që, njeriu zgjedh të komunikojë edhe me anë të veshjes. Kushedi cili është mesazhi që kërkon të na përcjellë Strazimiri.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al