27 Maj, 2019

Paparaci/ Rudina Hajdari shfaqet në Parlament me krah të lënduar


Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, është kthyer në vemendje të publikut muajt e fundit. Një arsye është se ajo nuk pranoi të djegë mandatin e saj, ashtu siç vendosi grupi i saj parlamentar. Të njëjtën gjë bëri edhe deputeti Myslim Murrizi.

Këtyre dy deputetëve iu shtuan deputetë të rinj të listës, të cilët pranuan të marrin mandatet e lëna nga paraardhësit e tyre. Pas këtij veprimi, zonja Hajdari intensifikoi aktivitetin e saj në Parlament, me synimin për të luftuar politikën e vjetër nga të dy krahët.

Mungesa e artikulimit dhe lapsuset nuk e ndihmojnë shumë në këtë drejtim, por gjithsesi media tashmë i ka dhënë mjaft hapësirë në deklaratat e saj publike. Këtë të enjte, zonja Hajdari u shfaq në Parlament me njërin nga krahët me fasho. Nuk e dimë se cila mund të jetë arsyeja dhe pse mund të ketë ndodhur dhe mbi të gjitha, pse nuk e mbuloi me veshje, meqë nuk është akoma verë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al