30 Prill, 2019

Paparaci/ Rishfaqet në jetën publike çifti Malltezi


Kishim kohë pa i parë në publik dhe në aktivitete të mëdha dhe me vëmendje mediatike çiftin Argita dhe Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë që Jamarbri është mjaft aktiv në jetën politike dhe atë civile, pasi është edhe pjesë e Partisë Demokratike, zonja Argita ka kaluar në privatësinë e saj, duke mos u bërë protagoniste në asgjë.

Në fakt, dikur, kur i ati, zoti Sali Berisha, ishte Kryeministër, emrin e saj e kemi hasur vazhdimisht bashkë me akuza kundër saj.

Çifti që ka katër fëmijë duket shumë në formë dhe i qetë, madje ata i kanë buzëqeshur paparazzit tonë kur e kanë parë, pasi e dinë se nuk mund të kalojnë pa marrë vëmendjen nga aparati fotografik. Në këtë koncert kishte mjaft eksponentë nga Partia Socialiste dhe nuk e dimë se si janë sjellë me ta, çifti Malltezi.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al