24 Qershor, 2019

Paparaci/ Reme Lala, e vetmuar në Parlament pas përgjimeve


Reme Lala është deputetja e Dibrës, e cila asokohe bënte fushatë për llogari të PDIU-së. Në Dibër të gjithë e njohin familjen e saj, sidomos të atij, Ymer Lalës, të cilin tashmë e njeh gjithë Shqipëria prej përgjimeve që nxori “Bild”, pak ditë më parë.

Më vonë, siç dihet, Lala iu bashkua grupit të socialistëve në Parlament. Këtë të enjte kishte mjaft kuriozitet nga mediat për t’iu marrë prononcime eksponentëve të ndryshëm të socialistëve rreth ngjarjes.

Dikush fliste dhe dikush tjetër preferonte të heshtte. Ndërkohë, Reme Lala është parë duke u larguar pa dashur të përballet me gazetarët.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al