26 Janar, 2019

Paparaci/ Ministrja e re e Arsimit preferon shoqërinë e Sadri Abazit në Parlament


Emërimi i Besa Shahinit nga Kosova si ministre e Arsimit të Shqipërisë kaloi me mjaft debat, sidomos nga opozita dhe një pjesë e mirë e analistëve.

Tashmë që janë shtruar për zgjidhje shumë probleme të arsimit, pas protestave të shumta të studentëve, detyrat e një ministreje Arsimi bëhen akoma më impenjative.

Mirëpo ish-zëvendësministrja, sot ministre, vajza nga Kosova Besa Shahini duket se e ka marrë me qetësi përgjegjësinë e re. Ajo është parë duke u futur në Parlament pak ditë më parë dhe ishte në shoqërinë e deputetit socialist Sadri Abazi.

Ky i fundit ka qenë në qendër të një investigimi në “Top Story”, ku diploma e tij amerikane nuk ishte gjë tjetër, por thjesht një kurs shoferësh. A thua mund ta ketë pyetur ministrja e re e Arsimit deputetin e maxhorancës për të mësuar më shumë rreth këtij kursi?

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al