26 Janar, 2019

Paparaci/ Ja çfarë i shqetëson Senida Mesin dhe Mimi Kodhelin


Këto foto janë marrë në vende të ndryshme dhe e vetmja gjë që i bashkon dy zonjat është fakti që janë deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mimi Kodheli, dikur ministre e Mbrotjes është parë duke biseduar me disa të njohur të saj dhe duket se kishte ndonjë problem me këpucët, të cilat tërhoqën për disa sekonda vëmendjen e bashkëbiseduesve të saj. Nuk dihet se për çfarë arsyeje në fakt!

Nga ana tjetër, Senida Mesi, deputetja e Shkodrës dhe numri dy i qeverisë Rama deri pak ditë më parë, është fotografuar nga paparazzi ynë teksa po dilte nga “Rogneri”.

Nuk ndodhi si dikur, që në dalje ta priste makina, shoferi dhe truproja. Zonjës Mesi, tashmë një deputete e thjeshtë, i është dashur të bëjë një telefonatë që të vinte ta merrte dikush për ta çuar në një destinacion tjetër. Mbase edhe ndonjë taksi.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al