4 Shkurt, 2019

Paparaci/ Ish-ministrat e shkarkuar kanë forcuar miqësitë me njëri-tjetrin


Kanë kaluar disa ditë që nga koha kur jo pak, por 7 ministra, madje në ministri të rëndësishme, u shkarkuan nga Kryeministri Edi Rama dhe ku vendin e tyre e zunë më së shumti emra të rinj, apolitik dhe ndonjëri edhe pa ndonjë jetë publike.

Po çfarë bëjnë sot ish-ministrat e shkarkuar të Ramës? Ata vijojnë jetën e tyre parlamentare normalisht. Në fytyrat e tyre nuk lexohet ndonjë mërzi, paçka se shohin se ata që i kanë zëvendësuar janë jo vetëm me më pak eksperiencë se ata në shumë raste, por tashmë vijnë në Parlament me makinat e tyre, me shoferët dhe truprojat e tyre.

Por nga ana tjetër ish-ministrat gjenden mirë në shoqërinë e atyre që u ka rënë i njëjti hall. Kjo është arsyeja pse Lindita Nikolla po shoqërohet më shumë me Mirela Kumbaron. Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri shoqërohet më shumë me Niko Peleshin dhe Arben Ahmetajn.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al