22 Korrik, 2019

Paparaci/ Ilir Beqja nuk ka nevojë për “Faceapp”, shfaqet me mjekër të bardhë te selia e PS


Siç e dini, këto ditë është bërë viral përdorimi i një programi, i cili quhet “Faceapp”. Programi ndër të tjera të sjell mbrapa ose para në kohë, duke të rinuar ose vjetëruar.

Mirëpo, meqë komuniteti i përdoruesve të rrjeteve sociale është kryesisht në moshë të re, më së shumti ata kanë qenë kuriozë ta shohin veten se si do të duken kur të plaken. Vajzat e njohura nuk kanë guxuar të publikojnë foto të tilla, me ndonjë përjashtim. Ndërsa meshkujt Vip kanë qenë ata që e kanë përdorur këtë aplikacion.

Ajo që vihet re është se pothuajse të gjithë meshkujt e plakur kanë mjekër të bardhë. Ky aplikacion na u kujtua teksa pamë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kishte lënë mjekër. Dukej tamam si çunat e “Instagram”- it pas përdorimit të “Faceapp”. Mbase për Beqajn selia e PSsë është si shtëpia e tij dhe nuk e ka vrarë mendjen për të hequr mjekrën, ndërkohë që në Parlament pas dy ditësh është shfaqur pa të.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al