18 Qershor, 2019

Paparaci/ I akuzuan si të lidhur me bandat, deputetët bisedë të tensionuar me ministren Balluku


Ilir Ndraxhi dhe Ergys Çyrbja janë deputetë të Shijakut dhe Durrësit, që të dy të akuzuar nga opozita si të lidhur me bandat e këtyre qyteteve.

Emri i Çyrbes doli në dosjen e Shullazit, ndërsa ai i Ndraxhit në përgjimet e bandës së Astrit Abdylajt. Që të dy kanë mohuar të kenë lidhje me personazhe nga bota e krimit dhe vijojnë të jenë deputetë të Parlamentit në grupin e maxhorancës.

Këtë të enjte, të dy deputetët e lartpërmendur, sapo kanë dalë nga seanca parlamentare ku u votua për shkarkimin e Presidentit, nxituan hapin për të takuar ministren e Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Siç dihet, Balluku ka zëvendësuar pak muaj më parë Damian Gjinurin, i përfolur për afera korruptive dhe i akuzuar nga opozita.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al