21 Maj, 2019

Paparaci/ Grida Duma fotografohet në bar me funksionarin e lartë të BE-së


Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe pedagogia Grida Duma është fotografuar pak ditë më parë në hotel “Sheraton” me një zotëri të panjohur.

Pasi morëm informacion, mësuam se bëhet fjalë për zotin Andrea Mogni, këshilltar i lartë Ekonomik në BE dhe akademik në në Universitetin Saint-Louis, Bruksel. Zoti Mogni u takua me Dumën, pas një leksioni në universitetin “Luarasi”.

Meqë operojnë të dy në fushën akademike dhe që lidhet me të rinjtë, ata folën se çfarë duhet bërë konkretisht që rinia studentore të mund të njohë se si do të jetë perspektiva europiane për profesionet e tyre.

Ku duhet të jenë të fokusuar që të jenë të përgatitur për të ardhmen dhe si të jenë më të qartë për të konkurruar për fondet europiane. Axhenda e integrimit të Shqipërisë në Europë ka qenë gjithmonë në qendër të impenjimeve të zonjës Duma.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al