20 Janar, 2019

Paparaci/ Elisa Spiropali na habit, ditën e parë si ministre shfaqet me një makinë modeste


As ka të krahasuar makina e dikurshme e Elisa Spiropalit, një “Mercedes Benz” tip i fundit, me të cilën u fotografua nga paparazzi ynë.

Ditën që do të merrte zyrtarisht detyrën si ministre, Elisa Spiropali erdhi në Parlament me këtë makinë.

Ajo nuk ka targa shtetërore dhe duket që nuk është prodhim i viteve të fundit si dhe nuk hyn te makinat e shtrenjta.

Mesa duket, zonja Spiropali ka menduar që të mos i lërë shkas kundërshtarëve të saj që ta komentojnë për stilin e shtrenjtë të jetës, sidomos tani që është bërë edhe pjesë e kabinetit qeveritar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al